“Top 5” me energjinë e Dafina Zeqiri

Lajme

E mbyllim rubrikën “Top 5” për këtë javë me një super artiste.

Energjike, origjinale dhe e guximshme me projektet e saj dhe me look-un e veçantë, është Dafina Zeqiri.

Ajo që në fillimet e karrierës së saj ka spikatur për karakterin e veçantë dhe përzgjedhjen e materialeve muzikore të cilat shëndrrohen në hite të padiskutueshme.

E njohur gjithashtu për çiltërsinë dhe ëmbëlsinë që e karakterizon në cdo dalje të saj televizive tek flet në lidhje me jetën e saj profesionale apo edhe personale.

Sot do të kujtojmë 5 nga më të mirat.

5.“Lule lule”, bashkëpunimi me Lumi B që i dhanë një tjetër version më të freskët këngës “Lule lule”.

4.“La reina”, e komentuar jo vetëm për këngën por gjithashtu edhe për klipin ku ajo shfaqe suer sexy, madje e krahasuar edhe me Lady Gaga.

3.“Vuj, vuj, vuj”, kënga e publikuar në fund të vitit 2019, ku ajo u rikthye me një look të ri dhe suksesi i kësaj këngë ishte shumë i madh, kudo në bare apo lokale luhej kjo këngë.

2.“Njëherë në jetë”, bashkëpunimi me Cricket publikuar 3 muaj më parë shoqëruar me një klip që e pamë Dafinën në një version ndryshe, e veshur me një fustan lejla dhe me një pamje të freskët.

1.“Aman” e publikuar vetëm 2 javë më parë, kjo këngë numëron 6Milion klikime në Youtube dhe mijëra komente pozitive. Gjithashtu kjo këngë u komentua shumë edhe prej bashkëpunimit me Ledri Vula, me të cilin ajo ka patur një lidhje goxha të gjatë.

Këngët e plota mund ti ndiqni në Melody TV, sot në orën 20:00.