Një këngëtare me një zë potencial është Yllka Kuqi, e cila më së shumti i këndon dashurisë.
Sot për ju kemi përzgjedhur të sjellim disa prej këngëve më të bukura të artistes.
“A ke ti zemer” është një publikim i shtatorit 2018-të, në tekstin e së cilës mund të gjesh një tekst mjaft prekës.
“Ne zemer te mbaj” është një publikim i vitit 2015-të dhe është një bashkëpunim mes Vedat Ademit dhe Yllka Kuqit.
“Je dashnia” është një këngë e publikuar në qershorin e vitit 2018-të, e cila është mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.
“Syte e zi” është një këngë, e cila në origjinal është kënduar nga Xheza por rreth 4 javë më parë është interpretuar nga Yllka Kuqi.
“Qysh ke mujt” ka dalë në treg rreth një vit më parë dhe është cilësuar si një ndër perlat muzikore të Yllka Kuqit.
Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot ora 20:00 në Melody TV.