"Top 5" me disa prej këngëve më të bukura të Medës

“Top 5” me disa prej këngëve më të bukura të Medës

Lajme

Meda, një prej artistëve mjaft të dashur të publikut shqiptar, vjen sot në përzgjedhjen e 5 këngëve më të bukura.

“Cika Jem” është një prodhim i 5 viteve më parë nga Meda, një këngë mjaft e dashur nga publiku shqiptar.

“Bablok” është një këngë mjaft ritmike e Medës, e publikuar në dhjetorin e vitit 2018-të, një këngë që të bën të kërcesh pafund.

“Film” është publikuar në dhjetorin e vitit 2019-të, një këngë mjaft e pëlqyer nga publiku.

“Urime Urime” është një këngë që nuk duhet t’i mungojë asnjë dasme shqiptare, qoftë kjo për tekstin apo melodinë e saj.

“Ja un ja ti” është një tjetër këngë e suksesshme e Medës, i cili ka zgjedhur të bashkëpunojë me Vjollca Haxhiun. Një këngë mjaft e preferuar nga fansat, e publikuar në korrikun e vitit 2018-të.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni në orën 20:00 në Melody TV