“Top 5” me disa prej këngëve më të bukura të Maya

Lajme

Rubrika “Top 5” sjell sot një prej artisteve mjaft të dashura të publikut shqiptar, Maya. Artistja, e cila numëron shumë hite në karrierën e saj muzikore, vazhdon të jetë tepër aktive në muzikë.

Ja cilat janë disa prej këngëve më të bukura të Maya ndër vite:

“Me ka marre malli” është një publikim i herëshën i këngëtares Maya, i publikuar në korrikun e vitit 2012-të. Kjo këngë është një ndër këngët më të njohura të këngëtares, e cila luhet pafund nëpër dasmat shqiptare.

“Vëllait tim” është një këngë, të cilën Maya e ka sjellë në bashkëpunim me Mitat Alickaj, në prillin e vitit 2018-të. Një projekt muzikor me një tekst shumë prekës.

“Vlora” është një prodhim i vitit 2012-të dhe si një këngëtare nga Vlora, artistja nuk mund të mos i dedikonte një këngë vendlindjes së saj.

“Potpuri” është një përmbledhje e këngëve më të bukura të Maya.

Djale shqiptar” është një tjetër këgnë mjaft e suksesshme e Maya-s që nuk mund t’i mungonte kësaj përzgjedhjeje muzikore.

Shijojini këto këngë të plotë në Melody TV, sot ora 20:00