“Top 5” me disa prej këngëve më të bukura të Liri Rasha

Lajme

Liri Rasha është një artiste mjaft e dashur dhe e njohur nga publiku shqiptar, e cila numëron shumë projekte të suksesshme në karrierën e saj muzikore.

Sot kemi përzgjedhur të sjellim tek ju disa prej këngëve më të bukura të saj.

“7 liqejte e Lures” është një këngë mjaft e preferuar e publikut shqiptar, një ndër këngët më të vjetra të kësaj “Top 5”.

“Dëshira e nënës” është një bashkëpunim, të cilin Lirie Rasha e ka sjellë me Mondin dhe është publikuar rreth 8 vite më parë.

“Le te tundet vendi” është një tjetër këngë mjaft e suksesshme në tregun muzikor shqiptar, i cili është një bashkëpunim me Blerina Brakës dhe Liri Rashës.

“Kolazh këngësh dibrane” është një përmbledhje muzikore e disa prej këngëve më të bukura dibrane, e cila si një artiste dibrane, sigurisht që do i këndonte vendlindjes me kaq shumë dashuri.

“Kënga e Rexhës” është një interpretuar me mjaft profesionalizëm nga Liri Rasha por kënga origjinale është e Fatmira Brecanit.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot ora 20:00 në Melody TV.