"Top 5" me disa prej këngëve më të bukura të Ermira Kola

“Top 5” me disa prej këngëve më të bukura të Ermira Kola

Lajme

Pavarësisht se është një artiste që është tërhequr nga muzika, disa prej këngëve të Ermira Kola kanë rezultuar mjaft të pëlqyera dhe ende dëgjohen nga publiku shqiptar.

“Mos shko” është një prodhim muzikor mjaft i herëshëm i Ermira Kolës, me një tekst dhe muzikë të mrekullueshme.

“Prane teje nje jete” është një këngë që i dedikohet dashurisë me fjalët më të ëmbëla.

“Nje nate nena” është një publikim i vitit 2012-të, një këngë që padiskutim vazhdon të jetë një ndër këngët më të preferuara të Genës dhe Ermira Kolës.

“E mjera po qaj me lot” e ka sjellë Ermira Kolën në një tjetër zhaner muzikor dhe është pikërisht popullore, një stil që i përshtatet më së miri.

“Kolazh me serenata korçare” si një artiste nga Korca, sigurisht që nuk mund t’i mungonte një kolazh me serenata e kënduar me shumë profesionalizëm nga kjo artiste.