“Top 5” me 5 prej këngëve më të bukura të Stresit

Lajme

Stresi është një artist mjaft i kërkuar në tregun muzikor shqiptar. Pavarësisht se shpesh herë ka qënë qendra e mediave rozë për shkak të jetës së tij personale por edhe profesionale, ai vijon të punojë fort.

Në rubrikën “Top 5” sot kemi përzgjedhur 5 prej këngëve më të bukura të Stresit, të cilat i kanë rezistuar kohës.

“Lambo” është një ndër publikimet e para të Stresit, përmes të cilit arriti të bëhej mjaft i njohur në tregun muzikor shqiptar.

“Love Story” është një tjetër këngë mjaft e suksesshme e Stresit, të cilën jemi të sigurt që të gjithë e keni dëgjuar të paktën një herë në jetë.

“Lamtumirë” është një ndër bashkëpunimet më të bukura të Stresit me Xheraldina Berisha. Kujtojmë që kjo ka qënë një ndër këngët më të përfolura të ” Top Fest 9″ në vitin 2012.

“Me Fal” është një tjetër baladë e Stresit në bashkëpunim me Albëreshën, i cili është publikuar në vitin 2014-të.

“Loco” është një ndër publikimet më të reja të Stresit, përmes të cilit ka arritur një super sukses. Falë kësaj kënge reperi ka mundur të mbajë kreun e “The Top List” për disa javë rresht.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot në orën 20:00 në Melody TV