Me 5 këngët më të bukura të Butrint Imerit

“Top 5” me 5 këngët më të bukura të Butrint Imerit

Lajme

Edhe pse një këngëtar shumë i ri në moshë, Butrint Imeri është shndërruar shumë shpejt në një prej artistëve më të pëlqyer për të rinjtë shqiptar.

Të ashtëquajturit butrinator, fansat e artistit, i japin shumë përkrahje Butrintit për cdo prurje të re muzikore.

Sot në rubrikën “Top 5” kemi përzgjedhur 5 prej këngëve më të mira të këngëtarit, ja cilat janë ato:

“Bella” është një këngë e publikuar në qershor të vitit 2017-të, e cila ishte hiti i asaj vere.

“Xhanem” është një tjetër projekt i suksesshëm i Butrint Imerit, i publikuar në dhjetor të vitit 2017-të. Në një intervistë të dhënë, Butrinti ka treguar se kjo këngë ishte dedikim.

“Ma Cheria” është gjithashtu një prej këngëve më të bukura të Butrintit e publikuar në Maj të vitit 2018-të.

“M’ke rrejt” është një ndër këngët e publikuara së fundmi nga artisti, i cili është frymëzuar nga “Casa de Papel”.

“Hajt Hajt” është një ndër këngët më të suksesshme të Butrintit në këtë “Top 5”. Kjo këngë ka qënë një ndër më të përfolurat e artistit dhe kjo për shkak të paraqitjes së Kiara Titos, e cila përflitet se ka qënë e dashura e tij.

Këngët e plota të Butrint Imerit mund t’i ndiqni të plota sot në orën 20:00