Ai është një artist që numëron shumë vite karrierë dhe gjatë këtyre viteve është dalluar për projekte muzikore, të cilat shumë shpejt rrëmbejnë zemrat e publikut shqiptar.
Sot në rubrikën “Top 5” do të sjellim 5 prej këngëve më të bukura të Altin Shirës, të cilat kanë mundur t’i rezistojnë kohës.
“Për një kafe” është një ndër bashkëpunimet e para të Altin Shirës, i cili ka bashkuar fuqitë me Rovena Stefën, rreth 8 vite më parë.
“Cun si une ske me gjet” është një tjetër këngë e suksesshme e Altin Shirës, e publikuar në marsin e vitit 2012-të.
“Cpo me iken beqaria” është një këngë e artistit të njohur, e cila luhet dhe kërcehet në cdo dasmë shqiptare. Edhe pse kanë kaluar rreth 8 vite që nga koha e publikimit, ende preferohet pafund.
“Fjala e fundit eshte lamtumira”. Ndërkohë që karakterizohet nga një muzikë rimike, që të bën të kërcesh, Altin Shira këndon në mënyrë perfekte edhe këngët romantike sic është edhe “Fjala e fundit eshte lamtumira”, e publikuar në nëntor 2013-të.
“Sytë e tu” është një ndër publikimet më të reja të Altin Shirës, e cila ka dalë në treg vetëm dy ditë më parë dhe menjëherë është shndërruar në një ndër këngët më të dëgjuara të momentit.