"Top 5", këngët më të bukura të Denisa Gjezo

“Top 5”, këngët më të bukura të Denisa Gjezo

Lajme

Sot në rubrikën #top5 kemi përzgjedhur të sjellim një prej artisteve mjaft të dashura dhe të kërkuara nga publiku shqiptar dhe bëhet fjalë për Denisa Gjezo.

Si një këngëtare që punon fort, Denisa numëron shumë projekte muzikore në karrierën e saj por ne kemi përzgjedhur vetëm 5 prej tyre.

“Po martojme vajzen e vetme” është një këngë mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar, e cila është publikuar në gusht të viti 2016-të.

“Sa te dua moj Gjirokastër”, si një këngëtare me origjinë nga Gjirokastra, sigurisht që nuk mund të mungonte një dedikim i bukur për qytetin e bukur e saj.

“Do te mbaj si princeshë” është nje projekt muzikor për të cilin Denisa ka bashkëpunuar me Altin Shirën dhe është publikuar në korrik të vitit 2014-të.

“Dua” është një tjetër këngë mjaft e pëlqyer e Denisës, e cila nuk mund t’i mungonte “Top 5”. Në këtë këngë, e cila është publikuar në dhjetor 2018-të, Denisa ka ardhur mjaft romantike.

Pak dashni” është publikuar në korrikun e vitit 2018-të dhe është një projekt që e ka sjellë këngëtaren mjaft të ëmbël por edhe ritmike njëkohësisht.

Mos harroni të ndiqni transmetimin e plotë të këtyre këngëve në orën 20:00 në Melody TV