“Top 5” i dedikohet sot Gilit

Lajme

Ajo është një artiste që padiskutim e njohin të gjithë për shkak të karrierës disavjecare dhe këngëve mjaft të bukura që sjell në muzikën shqiptare.

Pavarësisht se është shumë e vështirë të bësh një përzgjedhje të këngëve të Gilit, sot kemi vendosur të sjellim 5 prej tyre.

“Prishtina” është një ndër këngët e vjetra të Gilit, e publikuar në vitin 2001. E re dhe simpatike, Gili nuk mund të mos i dedikonte një këngë qytetit të saj.

“Prap se prap” është një publikim i vitit 2006, të cilin Gili e ka sjellë në bashkëpunim me një tjetër këngëtar mjaft të njohur dhe është pikërisht Sinan Vllasaliu

“Ashiqare” është një këngë mjaft ritmike, në të cilin Gili ka ardhur në një super formë fizike. Kujtojmë që ky projekt muzikor është një prodhim i vitit 2019-të.

“Fustani” është gjithashtu një prodhim i vitit 2019-të dhe është padiskutim një ndër këngët më të pëlqyera dhe të dëgjuara të Gilit dhe që sigurisht nuk mund t’i mungonte këtij “Top 5”.

“Beso” është një ndër publikimet më të reja të Gilit. “Beso” ka vetëm dy javë që ka dalë në treg dhe menjëherë është shndërruar në një ndër këngët më të dëgjuara të sajat.

Mos harroni të ndiqni transmetimin e plotë të këtyre këngëve në orën 20:00 në Melody TV.