Tirona apo Elbasoni? Kush fiton sot?

Lajme

Në duelin e sotëm kemi dy qytete Tirana dhe Elbasani të përfaqësuara nga dy artiste shumë të njohura Edlira Arifi dhe Eglantina Toska.

Ndër vite këngët kushtuar këtyre dy qyteteve janë të shumta dhe të sjella nga artistë të ndryshëm të muzikës.

Tiranës i kanë dedikuar këngë jo vetëm “tironsa”. Këtu mund të përmendim disa prej tyre si: Edlira Arifi, Ermal Fejzullahu, Flori Mumajesi, Pajtim Struga, Arjola Toska etj.

Edhe nga Elbasani kemi artiste të ndryshëm që jo vetëm i kanë kënduar por gjithashtu kanë sjellë versione të një ndër këngëve më të njohura elbasanase “Elbasan i bukur” si: Eglantina Toska, Shkëlzen Jetishi, Hafsa Zyberi, Edi Furra, Ardian Limanmera apo edhe Kastriot Tusha.

Sot në duel kemi zgjedhur dy prej tyre, për Tiranën Edlira Arifi me titullin “Mos u ndaj goce prej Tironës” dhe për Elbasanin, Eglantina Toska me “Elbasan i bukur”.

Cila do të preferohet më shumë, Tirona apo Elbasani?

Votoni të preferuarën tuaj në profilin e Instagram të Melody TV Albania dhe kënga fituese do të jetë kënga përmbyllëse e programit My Melody sot në orën 18:00 – 20:00.