Tingujt e Shqipërisë pushtojnë Amerikën!

Lajme

Të gjithë e pranojmë se dashuria për muzikën popullore është gjithmonë prezente. Kudo që mund të shkojmë, në çdo shtet, ajo do të jetë pranë nesh. Kjo falë këngëtarëve shumë të talentuar të cilët udhëtojnë për t’i falur disa momente gëzimi të gjithë atyre që ndodhen larg nga vendlindja dhe kanë mall për të.

Një gjë të tillë e bëjnë dy nga këngëtaret e muzikës popullore, më të dashura për publikun, Fatmira Breçani dhe Vida Kunora.

Dy artistet kanë shpërndarë në llogaritë e tyre në Instagram foto dhe story në të cilat shfaqen në evente në Amerikë.

Duhet të përmendim se këngëtaret janë shumë të kërkuara nëpër evente, dasma apo ditëlindje. Dy zëra brilantë të muzikës tonë shqiptare të cilat nderojnë vendin kudo që shkojnë me talentin e tyre.

Tags: , , , , , , , , , ,