“Ti nuk din as me ma lyp” – Tani e dimë kujt i dedikohet kjo këngë….

Lajme

Agim Doçi i ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV ka zbuluar disa detaje për një nga këngët që ka bërë shumë bujë nga Bleona Qereti “Ti nuk din as me ma lyp”, i cili është autor i tekstit.

Ai u shpreh se zanafilla e kësaj kënge është nga një politikan që kërkonte votën.

“Ishte një shqiptar i Kosovës. Ishte histori e vërtetë. Isha dëshmitar kur i tha Bleones a po martohesh me mua për 2 javë.  Bleona më tha xhaxhi Agim futja këtij”,

“Nuk ka banalitet në këtë tekst. Titulli është ‘Ti nuk din as me ma lyp’, sepse në atë kohë kandidonte njëri për kryetar bashkie në Tiranë dhe i thoshte ma jep votën dhe kishte konotacion sadopak politik”. u shpreh Agim Doçi.