“Ti je shembulli më i mirë se çfarë mundet të bëjë një femër”/ Mozzik i dedikon fjalët më të bukura Dafinës

Lajme

Pavarësisht se Mozzik ka bërë bashkëpunime me shumë artiste të njohura dhe të suksesshme të skenës shqiptare, duket se vetëm njëra është e preferuara e reperit.

Ditën e sotme, këngëtari i njohur e ka thënë publikisht se cila është bashkëpunëtorja e tij e preferuar dhe bëhet fjalë për Dafina Zeqirin.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Mozzik ka shkruar fjalët më të bukura për këngëtaren e njohur dhe njëkohësisht të suksesshme, Dafinën.

“Edhe mendova, ta shkruaja apo mos ta shkruaja. Më ka rënë të punoj me shumë emra të estradës sonë, jashtë dhe në botë por nuk rri dot pa e përmendur që ti je më e mira“, fillon postimin e tij Mozzik.

“Eshtë njeriu më i mirë që kam takuar këtë vit dhe mos të them që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë. Komplet energji, talent i pastër, pa urrejtje. Nuk e dëgjova ndonjëherë të flasë keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë, e vendosur për sukses, e dashur, e respektueshme”

Një dashuri Duffy. Ti je shumbuli më i mirë se cfarë mundet të bëjë një femër”, përfundon dedikimin e bukur Mozzik, bashkangjitur një fotografie të Dafinës.

Pak ditë më parë Dafina dhe Mozzik paralajmëruan do të vijnë me një bashkëpunim muzikor, i cili mezi po pritet nga fansat. E ditën e sotme ata kanë publikuar pak nga klipi i këngës së re dhe kanë treguar se do të publikohet nesër në orën 18:00. Ama ajo çfarë u vu re nga ndjekësit ishte se artistët në komente e kanë quajtur njëri-tjetrin “Gabriela dhe Gabrieli”.