Mozzik shpesh është në qendër të vëmendjes për projektet muzikore, e herë të tjera për historitë e dashurisë. Por këtë herë nuk është as njëra, as tjetra arsyeja që ai ka reaguar në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një çështje delikate, si ajo e vjedhjes së shtëpisë së tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai ka bërë të ditur se i kanë grabitur shtëpinë dhe konkretikisht kanë marrë 100 mijë euro kesh, bizhuteri me vlerë monetare më shumë se 100 mijë euro, 15-16 armë me leje, etj. Ai nuk lë pa falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë, duke theksuar edhe faktin se është tatimpagues i rregullt.
“Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve). Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite . Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura . Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.
Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha) Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera) Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .
“Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave) Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot . Shnet Paçi !”-shkruan reperi nga Kosova.