Threex zbulon më shumë mbi projektin e tyre të fundit, “Love Me Hate Me”!

Lajme

Threex është grupi i tre motrave dhe ato janë Erta Maria, Laura dhe Dea. Fillimisht Threex janë njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Top Talent”. Ato kanë publikuar projektin e tyre më të fundit të titulluar “Love Me Hate Me” për të cilën kanë zbuluar më shumë në studion e “Live From Tirana”.

Si ndihen që janë grupi i parë i vajzave në Shqipëri?

“Ndihemi mirë dhe të privelegjuara që kemi nisur diçka që nuk ka ekzistuar më parë. Eneda Tarifa e ka dhënë këtë ide si fillim duke qenë se në Shqipëri nuk ka grupe muzikore vajzash”.

Por çfarë i lidh ato me Eneda Tarifën?

“Ne me Enedën jemi takuar para 3 vitesh. Ajo mori vesh që ne e kishim pasion muzikën dhe tha pse mos ta fillonim të treja bashkë. Aty lindi ideja të merrnim pjesë në një kompeticion siç ishte dhe “Top Talent”, së bashku.

Si ishte realizimi i një klipi për vajzat?

“Ka qenë tepër emocionues, edhe pse kemi pasur pasiguritë tona. Ishte shumë qejf.  Pjesa jonë e preferuar ishte përpunimi i këngës. Kemi bashkëpunuar me Alandy-n dhe për koreografinë u kujdes Tan Brama”.

Pse projekti erdhi në anglisht?

“Zakonisht artistët e rinj nuk eksperimentojnë shumë, por preferojnë të vijnë me balada. Ne vendosëm që të vinim me diçka më ekspresive siç ishte kënga jonë. Ne kemi bashkëpunuar me Alandy-n, kemi dhënë dhe kemi marrë ide. Prandaj ka dalë një projekt kaq i mirë. Për zgjedhjen e anglishtes në projekt është pasi ne jemi rritur duke e dëgjuar atë. Dhe vokali del më shumë në pah në anglisht.  Që kur e kemi dëgjuar për herën e parë na ka goditur si këngë”. 

Çfarë plani kanë vajzat në vazhdim për të qenë më aktive në muzikë?

“Ne duam që të jemi gjithë kohën në kontakt me publikun. Duam që të vazhdojmë duke kënduar live”.

Sa e rëndësishme performanca?

“Shumë. Sepse një artist duhet të vijë në paketë. Përveç vokalit patjetër që dhe performanca ka rëndësinë e saj”.

Kënga “Love Me Hate Me” nga Threex, renditet në vend të 54-të të klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards. Nëse edhe juve ju pëlqen kjo këngë, mund ta votoni atë për të qenë sa më lart në listë.

Burimi: Top Albania Radio