Ju pëlqejnë librat?
Jetojmë në kohën e internetit, në kohën kur më rëndësi i jepet rrjeteve sociale sesa faqeve të një libri. Një kohë kur libri është i bukur dhe i vlefshëm vetëm për të bërë një foto Instagrami për ti treguar botës sa shumë lexojmë.
Sa e duan shqiptarët leximin?
Çdo vit shohim një fenomen të çuditçëm: Në Panairin e Librit, i cili mbahet çdo vit në Pallatin e Kongrevese, shohim një dyndje njërëzish nëpër stendat e librave e ndërsa në 360 ditët e tjera të vitit libraritë duken kaq bosh!
Po çfarë blejnë?
Midis një morie zgjedhjesh dhe kaq shumë libra që reklamohen në Panair çfarë zgjedhin shqiptarët?
Kur shikon një foto të tillë njërëzish që vërshojnë në një panir libri të bëhet qejfi dhe kurrsesi nuk do të të besohej se sipas INSTAT, 1/3 e shqiptarëve nuk kanë lexuar një libër.
Po, po e saktë dhe e frikshme…
Në javën e fundit tema e librit ka që në fokus të portaleve online, e nisur nga një postim i Ermal Mamaqi.
Ai nëpërmjet një video në Instagram, ka dhënë këndvështimin e tij të situatës që po kalojmë si dhe ka këshilluar ndjekësit e tij për librat dhe rritjen profesionale. Ky mesazh përveç përkrahësve ka shkaktuar gjithashtu shumë kritika nga ndjekësit e tij. E për këtë arsye ai ka publikuar një video të dytë në të cilën shprehet:
“Në këtë kohë që po kalojmë romanet i lexojnë pensionistët dhe të pasurit! Sepse i kanë gjërat në terezi nuk është momenti të lexojmë romane tani. Kanë vlerë të jashtëzakonshme, por s’është momenti të lexojmë romane, apo të shohim opera apo balet kalsik, por është momenti të marrësh manualin e përdorimit të vetes dhe të mësosh si përdoret vetja për të shpëtuar”.
Kjo frazë e ka acaruar Znj. Arlinda Dudaj, të shtëpisë botuese “Dudaj” e cila nëpërmjet një komenti i është përgjigjur:
“Ermal u futa dhe të pashë videon pasi realisht nuk mund ta besoja se mund ta kishe thënë me të vertetë atë që veshët e mi dëgjojnë nga goja jote. Përtej gjithçkaje që mund të kesh pësuar nga lodhja në karantine, pasiguria në të ardhmen, ate e kemi të gjithë nga i pari tek i fundit deri në cepin më të fundit të botës. Ashtu siç e paraqet ti, duket se njeriu duhet të bëjë një gjë, atë që ti beson, duke përjashtuar gjithçka tjetër. Le të mos flasim për diskriminimin moshor edhe gjinor që i ke bërë dhe herë të tjera, po s’ka gjë të kemi falur se e kemi quajtur humor, edhe pse i tillë nuk është. Bukuria do e shpëtojë botën, e ka shpëtuar përherë, këtë nuk e vendos depresioni im apo yti në kohë të caktuara. E njeriu dhe kur të shkojë në punë, rrugës për aty, tek do shkojë për bukën e gojës mund të lexojë romane, se ato romane e libra të zhvillojnë si njeri, të bëjnë njeri. Se në fund të fundit për këtë po flasim në kohë si këto të gjejmë njeriun te vetja. Më vjen keq po do mbahesh mend si opinionbërësi i vetëm në historinë e botës që predikon mosleximin”.
Kaq ka mjaftuar për të nisur një “luftë” me komente online pro dhe kundër deklaratës së Mamaqit.
Dhe sigursht që e gjithë historia nuk është ndalur me kaq…
Duke qënë komedian, Ermal Mamaqi ka dashur ta kthejë në humor këtë situatë, e sigurisht një pjesë e komentuesve e morën me shaka por pjesa tjetër nuk e pëlqeu…
Ai ka vazhduar sërisht me postimet “ironike” për romanet në profilin e tij.
Portale të ndryshme kanë shkruar gjithashtu për këtë debat duke dhënë këndvështrimet e tyre në lidhje me çështjen.
Po Ju si mendoni: Janë të drejta sulmet ndaj tij?