Para pak disa javësh qarkulluan në rrjetet sociale disa foto e video ku shfaqej këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, me partnerin e saj. Ai quhet Husen dhe është një biznesmen turk.
Husen jeton mes Turqisë dhe Zvicrës, ku ka bizneset e tij. Tashme që lidhja e tyre është bërë publike, Genta nuk nguron më të publikojë në rrjetet sociale detaje që lidhen me të.
Së fundmi ajo ka ndarë me me ndjekësit e saj në Instagram, surprizën e madhe që i ka bërë ai. Biznesmeni ka shkruar në urën ikonike të Bosforit – “Të dua Genta” në gjuhën turke.
E surprizuar dhe e gëzuar nga kjo gjë Genta ka shkruar në Instastory: “Surpriza më e bukur nga burri më i mirë. Të dua”. Shumë romantike apo jo…