Tan Brama zbulon artisten që nuk e ka paguar dhe atë e njohim të gjithë!

Lajme

Një nga diskutimet më të përfolura online ka qënë debati mes Donaldit dhe Einxhel, ku kjo e fundit ka thënë se ai nuk e ka paguar për një punë që ka bërë.

E kjo ka motivuar që një tjetër artist të ngre zërin për të njëjtin shqetësim. Tan Brames,ish banor në Big Brother Vip, i cili i ftuar në emisionin “ABC e pasdites” u shpreh përballe Ermal Pecit se nuk është penduar që përpara kamerave tregoi se disa artistë nuk e kanë paguar për punën e bërë.

Ai u shpreh:“Disa artistë nuk më kanë paguar akoma. Kam qenë një staf kërcimtarësh aty, profesionist. Me pa Donaldi nga këmbët “ore shumë i bardhë je s’ke bërë plazh”, i thashë o vlla do të tregoj të vërtetën, kam punuar 3 muaj me një këngëtare që është vip-e ditë për ditë duke punuar. Duke thënë s’më pëlqen kjo lëvizja, dhe vinte a ta ndërrojmë këtë, bëjmë 3 videoklipe dhe të vjen një zarf me 300 mijë lekë. Tha do rregullohemi në një spektakël që kam në nëntor, shikoj aty dhe kishte marrë një tjetër, kjo nuk mu duk e pastër”.

Sipas “Kryefjala”  bëhet fjalë për këngëtaren Arilena, e cila nuk ka qënë korrekte me të!