“Syni” e Emra Brah, një ilaç për shpirtin

Lajme

Emra Brah është një këngëtar dhe muzika ku ai identifikohet më shumë është ajo pop dhe R&B. Ai e ka nisur karrierën e tij në vitin 2022, me këngën e tij solo “Ma vie”, me tekst nga vetë ai.

Emrah është tashmë një emër mjaft i njohur për tregun muzikor shqiptar, pasi përveç këngëve “solo” ai ka ardhur me disa bashkëpunime me emra të njohur të tregut shqiptar, si Ronela Hajatin, Skerdin si edhe Olsi Bylykun.

Muaji që kaloi ka qenë mjaft i suksesshëm për artistin e ri, i cili kënaqi publikun me këngën e tij më të re të titulluar “Syni”.

Shumë komentues e kanë konsideruar këtë këngë të artistit si një ilaç për shpirtin. Ndërsa shumë të tjerë e kanë vlerësuar talentin e tij, i cili sipas tyre nuk njeh kufij.