Artistët shqiptar prej kohësh kanë filluar të synojnë që të futen në tregun ndërkombëtar. Disa kanë patur sukses dhe disa të tjerë kanë “dështuar” me sukses…por prap nuk janë ndalur!
Në një shkrim nga “RevistaWho.Com”, listohen 7 këngët shqiptare që u bënë të famshme ndërkombëtarisht.
“Bonbon” nga Era Istrefi, ka qënë një sukses. E publikuar në Dhjetor 2015, kënga është dëgjuar anë e mbanë globit dhe Era u cilësua si Rihanna e Kosovës. Kjo këngë i hapi shumë dyer artistes dhe në vitin 2016 Era nënshkroi me labelin amerikan Sony Music dhe e ripublikoi “Bonbon” në versionin anglisht.
“Nëntori” ishte kënga me të cilën Arilena Ara konkurroi në “Kënga Magjike” në vitin 2016. Arilena fitoi çmimin “Balada më e mirë” dhe e ka performuar këtë këngë në skena të njohura jashtë vendit dhe kënga e saj arriti në top lista botërore dhe artistja e solli dhe në verisonin anglisht.
“A po t’pëlqen” nga Enca u publikua në vitin 2014 dhe kjo ishte kënga që i dha famën botërore këngëtares. Sidomos në Lindjen e Mesme, “A po t’pëlqen” ishte kënga më të dëgjuar. Brenda javës kjo këngë arriti miliona shikime.
“Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi Nishtulla dhe Dafi Derti u publikua në vitin 2013 dhe vazhdon edhe sot të jetë një nga këngët më të dëgjuara. Kjo këngë theu rekord dhe ka arritur 500 milionë shikime në Youtube.
“Me tana” kënga e Elvana Gjata e cila ka patur jo pak polemika nga publiku në lidhje me fituesen e FEst 58. Edhe pse artistja u vlerësua me çmimin e dytë në festival, kënga e saj ka bërë xhiron e botës dhe fansat e kanë pëlqyer shumë dhe jo vetë ata shqiptar. Madje zëra në portalet online thanë edhe se Elvana Gjata me këtë këngë mund të përfaqësonte një tjetër shtet por me pas u përgënjeshtrua nga stafi i artistes.
“Edhe ti” nga Tayna dhe Mozzik u publikua vetëm pak javë më parë, por brenda 24 orëve kjo këngë arriti famën ndërkombëtare. Kënga ishte në Top lista të shumë shteteve nga Gjermania deri në Angli.
“Zemër” ishte kënga që i dha famën botërore Dhurata Dorës. Kënga u publikua në prill të vitit 2019 dhe theu rekord duke arritur 300 milionë shikime në Youtube. Kjo këngë është në bashkëpunim me reperin algjerian Soolking.