Sot në "3 From 1" me versione akustike të këngëve të famshme

Sot në “3 From 1” me versione akustike të këngëve të famshme

Lajme

Versionat akustike të këngëve gjithmonë kanë qënë tepër të vecante, prandaj dhe “3 From 1” ka vendosur që sot t’ju dhurojë mjaft emocionet.

Tre përzgjedhjet e sotme janë:

Elvana Gjata – Vec një pikë, një projekt muzikor i cili është pjesë e minialbumit “3”, i publikuar në shkurt të vitit 2018-të.

Tuna ft. Armend Rexhepagiqi – Harrova. Në marsin e vitit të kaluar Tuna vendosu të sillte një koncert akustik në të cilin shkëlqeu me performancën e saj dhe në këtë projekt ka bashkuar fuqitë me artistin e njihur, Armend Rexhepagiqi.

Butrint Imeri – Xhanem. Kjo është një ndër këngët më të suksesshme të Butritnit, të cilën artisti e solli në një version akustik rreth dy muaj më parë, gjatë kohës që vendi ishte në karantinë.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta dëgjoni sot në orën 20:00