Soni Malaj ngre temperaturat me “Fiksim”

Lajme

Pavarësisht se muaji dhjetor është konsideruar si muaji i baladave, këngëtarja e njohur Soni Malaj duket se i ka thyer rregullat pasi artistja ka vendosur të vijë më ritmike se kurrë më parë.

“Fiksim”, mban titullin projekti muzikor i artistes së talentuar, në klipin e së cilës ka ardhur tepër energjike.

Ndërkohë që ka marrë pafund komente pozitive në rrjetet sociale, shumë fansa të artistes mendojnë se ky projekt muzikor e ka rikthyer këngëtaren pas në kohë, në fillimet e saj.

Për këtë projekt muzikor, këngëtarja ka bashkëpunuar ngusht me Marko Polo, i cili është producenti i këngës.

Sa i përket tekstit të këngës, ai mban vulën e vet artistes por njëkohësisht edeh të Xhesika Polo, një tjetër këngëtare mjaft e talentuar shqiptare.