Sipas Robert Berishës kjo është arsyeja se pse femrat tradhtojnë në një marrëdhënie

Lajme

Robert Berisha është një ndër personazhet publik që rrallë herë është pjesë e intervistave mirëpo në momentin që pranon të jetë i pranishëm, sigurohet të marrë vëmendjene duhur.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtari i njohur ndër të tjera ka treguar arsyen se përse femrat tradhtojnë ditët e sotme dhe sipas tij, fajtorët e vetëm janë meshkujt.

Sipas tij, meshkujt i kushtojnë vëmendje femrave deri në momentin që nisin bashkëjetesën dhe më pas e lënë çdo gjë pas dore. Sipas tij, meshkujt preferojnë të luajnë me Play Station me shokët e tyre në vend që të merren me partneren e tyre.

“Deri në momentin që do ta bëjë për vete fëmrën, 400 litra parfum i përdor, ndërrohet katër herë në ditë, ha çamçakëza që të mos i vijë era e gojës. Të gjitha këto deri në momentin që e bën për vete dhe nis bashkëjetesa”.

Pas tre muajsh marrëdhënie, mashkulli p***rdh në prani të partneres, teksa sheh Netflix. As nuk merren me veten e tyre, me flokët as nuk hedhin më parfum. Gjithashtu në vend që të dalin me partneren e tyre, shkojnë të luajnë Play Station me shokët. A luan burri 40-vjeç dhe lë femrën si kukull”, tregon ndër të tjera Roberti.

Sa i përket jetës personale të Robertit, momentalisht është duke shijuar një marrëdhëie dashurie me një vajzë 23-vjeçare, e quajtur Ana.

Disa ditë më parë, ai madje ka zbuluar për herë të parë fytyrëne saj, të cilën është munduar ta mbajë sa më larg syrit të publikut për një kohë të gjatë.