Sipas publikut, këto janë këngët më të bukura të Altin Shirës

Sipas publikut, këto janë këngët më të bukura të Altin Shirës

Lajme

Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira numëron këngë dhe albume të shumta.

Pavarësisht se prodhon muzikë të re, duke qënë sa më pranë fansave, janë disa këngë që i gjithë publiku shqiptar i ka dëgjuar të paktën njëherë dhe që me siguri di të paktën tekstin e një prej këngëve të tij.

Në një pyetsor të bërë në faqen zyrtare të Instagramit të Melody TV, se cila ishte kënga që publiku preferon më shumë nga Altin Shira, përgjigjet ishin të shumta.

Sic duket është tepër e vështirë të zgjedhësh një këngë të vetme nga ky artist, i cili numëron projekte mjaft të njohura nga i gjithë publiku shqiptar.

Këngët që janë përzegjur nga publiku janë:

1. Potpuri Cu ngrita me natë
2. Stacioni i fundit
3. Cun si une ske me gjet
4. Per nje kafe ne mengjes
5. Vetem ty te kam
6. Syte e tu

Momentalisht artisti është duke shijuar suksesin e projektit më të ri muzikor,”Syte e tu”, të cilin sic mund ta shihni nuk i ka munguar listës së preferuar të këngëve nga Altin Shira.

“Syte e tu” është publikuar në mesin e muajit gusht dhe është një këngë që nëse e dëgjon vetëm njëherë, është vështirë ta harrosh.

Këngën mund ta ndiqni në Melody TV.