Sinan Hoxha: Të jesh artist është e frikshme. Nuk dua kurrë që fëmija im të bëhet artist

Lajme

Sinan Hoxha është një artist mjaft i dashur për publikun shqiptar, i cili numëron shumë vite në tregun muzikor shqiptar.

Pavarësisht se karriera e tij ka qenë tepër e suksesshmë ndër vite, në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtari është shprehur se nuk do donte kurrë që fëmijët e tij të bëheshin artistë.

“Unë do doja kurrë po kurrën e kurrës, që fëmijët e mi të bëheshin artistë. Sipas meje, është profesion shumë i frikshëm, të qënurit artistë. Nuk e keni vënë re që në të gjithë botën artistët vdesin para kohe? Kemi të bëjmë me emocione shumë të forta. Përpara se të dalësh në skenë, goditja është aq e fortë sa nuk e krahason dot as me një punëtor që punon ndërtim për 12 orë në ditë”, shprehet Sinani.

Këngëtari ka vijuar me tej, duke ndarë një histori personale.

Mua më ka ndodhur në një koncert, përpara se të dilja në skenë, frymë nuk merrja dot, aq emocione të forta kisha dhe aq i bllokuar isha. Organizatori i koncertit, gjatë gjithë kohës, mbaj mend që i thoshte kolegut të vet që ky ma prishi koncertin sonte. Dal në skenë, mbaroj performancën, kthehem dhe më thotë: “Ti ose je mashtrues ose je magjistar, nuk e di çfarë je ti“, tregon ndër të tjera artisti.