Sinan Hoxha na paska mashtruar të gjithëve!

Lajme

Shtatorin e këtij viti në mediat online qarkulluan lajme se Sinan Hoxha do të bëhej baba për herë të dytë, madje u përfol edhe për gjininë e fëmijës, që do të ishte djalë.

Menjëherë pas këtyre lajmeve, Sinan Hoxha bëri një postim në profilin e tij, duke shkruar se nuk është e vërtetë. Lajm të cilin mund ta lexoni këtu.

Mirëpo disa ditë më parë vetë Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit, ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, duke bërë publik lajmin se është në pritje të ëmbël dhe se Ansi do të bëhet me vëlla.

Këtë fundvit, esenca e atmosferës festive në familjen tonë është pohimi i lutjeve të Ansit! Falenderuese pafund Zotit, për dhuratën më të bukur të Ansit, një vëlla. Një përkëdhelje e ëmbël për Ansin po vjen...”, shkruan Andrra në postimin e saj.

Me pak fjalë Sinan Hoxha na paska mashtruar të gjithëve me postimin e tij në rrjetet sociale.