Këto ditë kanë qënë të shoqëruara me deklarata të ndryshme nga artistët, në lidhje me vështirësitë finaciare të tyre për shkak të anullimit apo shtyrjeve të dasmave në sezonin e verës. Së fundmi ka qënë Stefi Prifti i cili ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e vështirë financiare që po kalojnë dhe që i pret në vijim artistët shqiptar.
Por, një lajm i bukur vjen për ta dhe Sinan Hoxha nuk ka nguruar për ta publikuar atë në rrjetet sociale që të gjithë kolegët e tij ta marrin vesh.
Dasmat 2020 do të realizohen!
Ministri i Turizmit Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Real Story” midis pyetjeve të tjera është përgjigjur edhe nëse do të realizohen dasmat këtë verë:
“Këtë protokoll e kemi përgatitur me unionin turistik shqiptar, me ATË-n. Ne kemi mundësi, nëse veprojmë me shpejtësi, mund të dalim të parët në treg. Kisha sot në zyrë një kompani dhe drejtuesja e saj më kërkon zyrtarisht: “A ka mundësi që të më japë garanci shteti shqiptar, pasi më vijnë nga Çekia carter më 2 qershor. A ka një zyrtar që ka një lloj përgjegjësie të thotë se situata do jetë në rregull?
Ky protokoll është mundësi e artë për turizmin shqiptar. Është marrë vendimi për shtyrjen e pagesave dhe kësteve të kredisë për një afat. Çdo ditë dalin momente të reja. A do ketë dasma apo jo? A do bëhen dasma? Këto janë pyetje që shtrohen çdo ditë.
Nëse do kemi një lehtësim të masave shtrënguese, mund të kemi aktivitete ceremoniale, në ambientet të hapura, me protokoll. Të gjithë jemi të interesuar. Mund të ketë dasma. Nuk mund ta marr unë këtë vendim”,- tha Klosi.