Shqiptarët që thyejnë karantinën

Lajme

Frika nga Covid-19 na ka detyruar që të izolohemi, madje edhe nga rregullat strikte të qeverisë për të ndalur përhapjen e virusit. Por ndërkohë që një pjesë e mirë e njerëzve qëndrojnë në shtëpi dhe i binden rregullave, ka edhe nga ata të cilët nuk i kanë shumë qejf ato.

Një shëmbull për këtë janë moderatorja Arbana Osmani dhe artistja Jonida Maliqi.

Arbana Osmani ka vendosur që jo vetëm të mos i bindet rregullave për izolim por madje të kalojë ca ditë pranë detit për ti kthyer këto ditë në pushime të verteta. E jo vetëm kaq por si për inatin tonë (që rrimë në shtëpi e i bindemi rregullave të shtetit) ajo ka postuar edhe disa foto në profilin e saj në Instagram. Sigurisht që pas postimit kanë vërshuar dhe komentet, disa prej tyre me xhelozi të madhe madje e kanë pyetur se si e ka marrë lejen për të dalë. E për t’ju përgjigjur fansave Arbana na ka zbuluar edhe se ajo ka një shtëpi në plazh.

Të njëjtën zgjedhje ka bërë dhe Jonida Maliqi. Tani që koha ka ngrohur paksa ajo po e shfrytëzon që të bëjë ca ditë plazh. Jo për gjë, por kështu si është puna nuk i dihet si do të na shkojnë pushimet e verës, kështu që Jonida po merr masa që tani. Por as Jonidën nuk e kanë kursyer komentet e “ziliqarëve” apo “popullit të thjeshtë” për mos zbatimin e rregullave të izolimit.

E po një shprehje e njohur e jona thotë: “Është me fat, nuk është me inat” – kështu që disa kanë fatin ti thyejnë rregullat dhe e reklamojnë online, e ka disa të tjerë të cilët dalin për pazare apo për të shkuar në punë e marrin edhe gjoba të cilat deri pak ditë më parë kapnin shifren mbi 4.000 gjoba.