Sherri i Mihrijes dhe Remzies, Naim Abazi tha: “Nëse doni klikime e rrahi mes rrugës një ditë”  

Lajme

Naimi në intervistën për “Impact” në Ora News është pyetur për sherrin e famshëm mes Mihrijes dhe Remzies, dy këngëtaret shumë të dashura për publikun që u përfolën për hatërmbetje.

Me batutë dhe nota humori për ti dhënë fund kësaj historie Naim Abazi tha: “Nëse doni klikime e rrahi Remzien mes rrugës një ditë”  

Kjo batutë shkaktoi mjaft të qeshura.

Më pas Mihrija e mbylli me sqarimin njëherë e përgjithmonë.

“Për të qenë e sinqertë dhe shumë e qartë. Unë e Naimi jemi njerëz që kemi raporte shumë të mirë me të gjithë personazhet e Estradës. Nuk kemi lënë vend për të pasur hatërmbetje me dashje, pa dashje ndoshta por ne nuk e dimë. Prandaj jemi krejt në rregull me të gjithë” tha Mihrije Braja .