Semi Jaupaj dhe Yll Limani bëhen sërish bashkë për të sjellë një tjetër hit!

Lajme

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdon të jetë shumë e suksesshme.

Shumë ndjekës në rrjet kanë aluduar se kënga është një dedikim për historinë e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Vetë Semi nuk ka reaguar dhe ka refuzuar të prononcohet për këngën, koshiente se teksti i saj mund të interpretohet.

Pas tekstit të “Mos u kthe” qendron Yll Limani, që shpjegon fare mirë dhe suksesin e padiskutueshëm të këtij hiti. Megjithatë, për fatin tonë të mirë, dyshja nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Duket se tashmë Semi ka përgatitur një tjetër hit, ku sërish ka prekjen magjike të Yllit.

Këngëtarja pritet të nxjerrë një këngë të re, por lajmi nuk u shpërnda nga vetë ajo, por nga Ylli Limani. Në rrjetet sociale, Ylli paralajmëroi daljen e këngës duke shkruar “shut up #9”. Më poshtë ka komentuar Semi me fjalët:

“Boll bre mshele gojën”.

Nga ana tjetër Ylli ka konfirmuar në një farë mënyre se tashmë kënga e re e Semit është gati dhe menjëherë reagimet e fansave kanë qenë të shumta duke shprehur pëlqimin që kanë pasi Ylli ka shkruajtur tekstin e saj.

Rikujtojmë se i ftuar para pak kohësh në “Pardon My French”, Yll Limani ka folur më shumë lidhur me bashkëpunimin e tij me Semin në “Mos u kthe”. Në atë kohë ai u shpreh se:

“Nuk ndodh shumë shpesh që një krijim timin ta këndojnë aq mirë. Me Semin kemi qenë në kontakt ka kohë që para ‘Big Brother VIP’. Po gjithmonë  nuk kishte dalë momenti dhe koha e duhur. Normal që ‘Big Brother VIP’ e kam ndjekur shumë me familjen dhe na ka afruar shumë. Nuk e kam njohur shumë mirë  por kur e kam parë në ‘Big Brother’ më ka dhënë një energji shumë të mirë, shumë ‘cool’”.

Source: Top Albania Radio