Sara Hoxha iu drejtohet fansave: “Nuk e kuptoj pse nuk besoni”

Lajme

Sara Hoxha është një personazh publik që shpesh herë ndan me ndjekësit e saj në Instagram, copëza nga përditshmëria e saj. Detaji që është vënë re nga përdoruesit e rrjeteve sociale është fakti se fituesja e “Dancing with the Stars” shfaqet duke ngrënë shumë nëpër postimet e saj, mirëpo format e saj trupore janë për t’u admiruar.

Lidhur me këto komente, Sara ka publikuar një video në profilin e saj të Instagramit, duke shpjeguar se pavarësisht se ajo ha shumë, ajo bën të pamundurën të mbajë veten në formë dhe habitet që ndjekësit e saj nuk e besojnë aspak.

Patjetër që nuk mungojnë asnjëherë mesazhet të tipit “sa shumë ha, ku e ëon, si ka mundësi që nuk shëndoshesh, na trego sekretin”, ndërkohë që unë unë me timen mendoj se jua them sekretin gjatë gjithë kohës. Unë përveëse bëj fasting, të cilin e bëj thuajse ëdo ditë, rrallë herë e prish, mundohem me të vërtetë, me mish edhe me shpirt, me lloj-lloj produktesh, lloj-lloj trajtimesh që të mbaj peshën që kam ose ndonjëherë edhe të dobësohem sepse nuk është e mundur që të hash, sië ha unë dhe të mos shëndoshesh dhe kjo është e pamundur”, thotë Sara në videomn e saj të postuar në Instastory.