Sara Gjordeni reagon pas lajmeve për vdekjen e të atit: E telefonova para pak ditësh…

Lajme

Ditën e sotme, në media qarkulloi lajmi për ndarjen nga jeta të babait te Sara Gjordenit, Artur Gjordeni.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ish-banorja, duke konfirmuar lajmin e hidhur. Ajo ka shpjeguar se babai i saj vuante prej 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut.

Sara është shprehur gjithashtu shumë e shqetësuar për shkak të akuzave të shumta që i janë bërë online në lidhje me këtë ngjarje të trishtë.

Sara ka gjithashtu një tjetër postim, përmes të cilit ka sqaruar se është përpjekur të komunikonte me babain e saj disa ditë më parë , po ai nuk i ishte përgjigjur telefonatës së saj.

“Qofsh me Zotin, Art” ka shkruar Sara bashkangjitur postimit të saj, të cilin e ka shoqëruar me një zemër të thyer.

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, Gjordeni zbuloi më shumë për marrëdhënien e saj të vështirë më babain, për të cilin u shpreh se ai nuk ishte kujdesur aspak për Sarën.