Samanta Karavella nuse në Amerikë?!

Lajme

Këngëtarja shumë simpatike, Samanta Karavella ka kohë që nuk është aktive nëpër rrjete sociale apo media dhe mundohet të mos zbulojë asgjë nga jeta e saj private.

Pak ditë më parë ajo ka publikuar këngën e saj më të re, ku në fakt janë dy këngë brenda një klipi. Projekti muzikor titullohet “Mala dhe Cha Cha Cha”, ku Samanta u shfaq e tjetërsuar dhe shumë provokuese. Në videoklip ka lëvizje dhe veshje shumë ‘hot’.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private si dhe profesionale, për të cilat fansat e saj do të gëzohen shumë. Prej kohësj ajo është parë duke udhëtuar shpesh drejt Amerikës dhe për këtë çështje ajo është shprehur se po, mund të ketë diçka që ajo udhëton kaq shpesh drej këtij vendi.
Por në të njejtën kohë, për jetën e saj sentimentale ajo ka treguar se nuk ka akoma asgjë për të zbuluar.

Teksa vjen fjala për rrjetet sociale, artistja zbuloi se dëshiron të shpenzojë kohë duke u marrë me karrierën e saj dhe projekte të reja muzikore, si dhe dëshiron të lançojë një album shumë shpejt.

Mendoj që ka ardhur momenti për albumin tim të parë, për të cilin jam duke punuar. Besoj që do të vijë shumë shpejt dhe do të jetë një surprizë shumë e bukur për këtë fundvit.

Tags: , , , ,