Sabiani, artisti i cili njihet jo vetëm për këngët e tij por gjithashtu dhe për flokët kaçurrelë biond.
Epo, duket se ai ka ndjerë nevojën e një ndryshimi në look dhe ka postuar një foto ku duket se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, në fakt jo vetëm një por disa ngjyra…
Ai e ka shoqëruar foton duke shkruar: “New look” dhe ikonën me ngjyrat e ylberit, e cila përdoret dhe si flamuri i LGBT. Është kjo një mënyrë e tij për të treguar mbështeje ndaj Gay-ve?
Për femrat zakonisht thuhet se ndryshimi i flokëve nënkupton gjithashtu ndryshime të mëdha në jetën e tyre.
Nëse funksionon po e njëjta teori edhe për meshkujt atëherë presim lajme nga Sabiani.