Eksluzivisht për Top Albania Radio, në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila së shpejti pritet të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision me këngën “Sekret”. Ronela ka treguar më shumë për xhirimet e klipit të këngës.
“Klipi është xhiruar me stafin këtu, dua të falenderoj Ledionin në veçanti dhe të gjithë njerëzit që kanë bërë një punë të palodhshme në të ftohtë, unë përsonalisht si artiste nuk i pëlqej asnjëherë gjërat e mia dhe ka qenë nga klipet që rrallëherë që me xhirimet e para unë kam thënë ‘ua mrekulli’. Më ka pëlqyer shumë puna, ka qenë një organizim perfekt, asnjë klip nuk e kam patur në jetën time kaq të organizuar, ishte një staf shumë i madh dhe kam pasur të hequr një barrë të madhe që e kisha mbi supe dhe ka mbaruar një pjesë goxha e rëndësishme e përgatitjeve.”
Si e kanë pritur jashtë vendit këngën e Ronelës? Artistja shprehet:
“Është publik i huaj dhe ti nëse këtu duhet të vazhdosh të shtosh përshtypjet e mira aty fillimisht duhet të japësh përshtypje të mira, të biesh në sy sepse kanë zero ide për ty edhe pse kënga tani ka filluar dëgjohet. Të huajt e kanë pëlqyer shumë dhe çfarë është ndonjë koment i cuditshëm ka ndonjë emër Hasam, Ismet.(qesh) Këtë gjë e kam ëndërruar që fëmijë, eventi muzikor më i madh në Evropë dhe më lart se kaq nuk shkojmë dot. Këtë rradhë më rastisi mua dhe le të tundet dheu, nuk ndërrohet më tani.(qesh)”