Ronela Hajti do të përfaqësojë vendin tonë në një nga eventet më të rëndësishme muzikore, Eurovision.
E ndonëse kanë kaluar vetëm 10 ditë nga publikimi i videoklipit zyrtar të këngës “Sekret”, ajo renditet e dyta duke i kaluar 1.1 Milion klikime e mijëra komente pozitive.
Artistja ka premtuar se do të ofrojë një spektakël të vërtet me performancën e saj, e cila do të jetë më e veçanta nga të gjitha përfaqësimet e mëparshme të Shqipërisë në Eurovision.