roland gjergji dashnia

Roland Gjergji: Pianon dhe këngën nuk do guxoja t’i ndaja nga njëra-tjetra

Lajme

Roland Gjergji nuk është një emër i panjohur për publikun pasi prej vitesh ai luan në piano. Përvec dashurisë së madhe që ndan për të, Rolandi vendosi që t’i rikthehej një dashurie të vjetër dhe ajo është kënga.

Vetëm pak javë më parë, Rolandi publikoi “Dashnia”, një këngë që po pëlqehet pafund nga publiku dhe që është një ndër këngët më të kërkuara në programacionin e Melody TV.

I kontaktuar nga Melody TV, Rolandi na ka zbuluar më shumë për rikthimin në muzikë, projektin e ri por edhe planet për të ardhmen.

Melody TV: Keni kënduar që kur keni qënë i vogël, pse vendosët të publikonit këngën e parë pas kaq shumë vitesh?

Roland Gjergji: Është e vertetë por për shkak të angazhimeve të shumta që kam patur brenda dhe jashtë Shqipërisë, nuk kam mundur ta realizoj një këngë të tillë.

Melody TV: Pse vendosët të vini me një këngë dedikuar dashurisë, mos vallë është një dedikim?

Roland Gjergji: Po, është dedikim për dashurinë në përgjithësi dhe për ata/ato që dashurojnë.

Melody TV: Cila është lidhja që ke me Gentjana Gjergjin?

Roland Gjergji: Gentjana është motra ime, përvec kësaj është edhe shoqja ime më e ngushtë pasi jemi bashkë shumicën e kohës, pra në jetën e përditshme dhe në vendet ku shkojmë për të performuar.

Melody TV: Nëse do zgjidhje mes pianos dhe këngës, kë preferon më shumë?

Roland Gjergji: Si pianoja ashtu edhe kënga janë aq shumë të rëndësishme për mua saqë nuk do guxoja t’i ndaja nga njëra-tjetra.

Melody TV: Si është pritur kënga nga publiku?

Roland Gjergji: Kënga është pritur shumë mirë, madje do thoja që njerëzit janë befasuar shumë.

Melody TV: Po punoni për projekte të reja apo momentalisht po shijonin suksesin e “Dashnia”?

Roland Gjergji: Për momentin po shijoj këngën “Dashnia” meqë edhe publiku po e pëlqen cdo ditë e më shumë.

Melody TV: Keni menduar të vini me një projekt me Gentjana Gjergjin?

Roland Gjergji: Ndoshta në një të ardhme jo të largët edhe mund të realizojmë diçka, kurrë mos thuaj kurrë.

Tags: