Roberti do të martohet sërish pas dështimit me norën?

Lajme

Verën e kaluar çifti shumë i përfolur i showbiz, Nora Istrefi dhe Robert Berisha deklaruan ndarjen e tyre.

Që nga ai moment dyshja ka qënë në shënjestër të mediave rozë për të zbuluar më shumë rreth jetës së tyre pas ndarjes.

Më i përfolur ka qënë Robert Berisha për lidhjen e tij me Xhesika Kadiu, të cilën e konfirmoi vetë Xhesika në profilin e saj në Instagram.

Por a ka në plan një martesë të dytë Roberti? I ftuar në një intervistë për gazetën “Story” ai ka thënë se:

“Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk kam ndërmend të bëhem sërish. Nëse nuk do të kisha fëmijë, mbase do e mendoja të martohesha për të përjetuar atë kënaqësi. Edhe profesioni im nuk me lejon të kem një martesë të dytë”.

Epo, ai jo vetëm që nuk paska ndërmend por sipas Robert Berishës martesa është për “budallenjtë” dhe mbi të gjitha pse për artistët nuk lejohet martesa e dytë??

Këtë e di vetëm ai…