Rithink Folk Music me Capital T dhe Bago

Lajme

“Dul Lulija” dhe “200 ditë” janë dy projektet muzikore të sjella në vëmëndje ditën e sotme në rubrikën “Rethink Folk Music”.

Capital T ka risjellë këngën shumë të famshme të TNT me titull “200 ditë” të rifreskuar së bashku me grupin. Këtë këngë e ka publikuar grupi TNT në vitet ’90 dhe është kënduar përgjatë viteve nga shumë artist të skenës shqiptare. Është hera e pare që e shohim Capital T në këtë version muzike dhe duhet të themi se ai na ka surprizuar në mënyrë shumë të bukur.

Bago ka risjellë këngën me titull “Dul Lulija”, e cila është një nga këngët më të kënduara dhe e ripërpunuar nga shumë artistë modern si Gent Fatali, Melinda Ademi & Seven, Duli etj.

Ndiqni sot Melody TV pwr  dy ripërpunimet e sjella nga Capital T & TNT dhe Bago.

“Rethink Folk Music” është rubrika e dedikuar këngëve të vjetra shqip të sjella të ripërpunuara. Këngët keni mundësi ti ndiqni nga ora 13:00-14:00 në Melody TV.