Rikthehet fuqishëm “Threedots”!

Lajme

Disa minuta më parë grupi më i dashur dhe i talentuar për të gjithë “Three dots” që përbëhet nga Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni, kanë publikuar hitin më të ri të verës “Nina”.

Sigurisht që vera nuk mund të fillonte pa një projekt ku përfshihen që të tre. Kjo këngë nuk ka dyshim që do të ketë një bujë të madhe pasi është shumë ritmike dhe treshja është ndër më të preferuarat e publikut.

Si gjithmonë, kënga është punuar e gjitha nga Mumajesi dhe shoqërohet me një videoklip shumë veror, ku shfaqen shumë vajza në të, të veshura me të bardha kryesisht dhe në njërën tek bluzet shkruhet ‘I’m not vërku’, ku mendohet të jetë si një mesazh për të mbrojtur imazhin e femra. Dhe për këtë ka bërë një postim në Instagram dhe Flori. Akoma mbetet për t’u zbuluar simbolikat në këngë.

Ndërkaq le të shijojmë muzikën e tyre të bukur!

Tags: , , , , ,