Rewind me Elita 5

Lajme

Programi Rewind sjell sot në vëmëndje një nga grupet më të njohura të rrokut – Elita 5. Do të flasim për këngën “Më fal”, e cila jo vetëm është një hit si shumica e këngëve të grupit, por gjithashtu ka edhe një ndër klipet më të veçanta të realizuara ndonjëherë.

 

“Më fal” titullohet kënga e publikuar nga grupi Elita 5 në vitin 2014. Kjo këngë është gjithashtu pjesë e albumit të fundit të publikuar nga grupi me titullin “Mohikani i fundit”, i publikuar në të njëjtin vit.

Të gjitha këngët e grupit janë nën kujdesin artistik të Nexhat Mujovi – Wirusi, dhe patjetër edhe kjo këngë është punuar nga ai, ndërsa për textin është kujdesur Fatmir Muja.

Kënga përshkruan një lidhje dashurie mes një vajzë të re dhe një ushtari. Kënga është një baladë e punuar me shumë përkushtim. Video është gjithashtu e veçantë aq sa edhe mesazhi i saj, nën regjinë e Daniel Joveski, i cili e ka sjellë historinë si një film të vërtet.

“Më fal” është nominuar në “Zhurma Show Awards” në dy katgori: Best Video dhe Best Rock, ku në të dyja ka fituar. Gjithashtu albumi “Mohikani i fundit” është nominuar dhe ka fituar për kategorinë “Best Album” në vitin 2014.

Në vitin 2015, kënga “Më fal” nominohet dhe fiton për kategorinë “Best Director”.

Elita 5 është një grup rroku i krijuar në vitin 1989 në qytetin e Tetovës, Maqedoni me 5 antarë:

  • Mevaip Mustafi (Kitar)
  • Besim Ibraimi (Bateri)
  • Arif Ziberi (Vokalist)
  • Agron Idrizi (Bas)
  • Nexhat Mujovi – Wirusi (Tastiere).

Grupi është vlerësuar gjithashtu me dy çmimet të tjera “ Çmimi i Jetës” nga akademia e Shqipërisë dhe “ Çmimi i Jetës” nga akademia e Kosovës.

Ata vazhdimisht kanë refuzuar të luajnë në festivale konkurruese duke deklaruar se “grupi nuk bën pjesë në festivale”, duke preferuar në vend të kësaj koncerte.

Në një koncert të vitit 2001, grupi ishte pjesë e hapjes në Tiranë të koncertit të grupit shumë të famshëm gjerman Scorpions. Vokalisti Arif Ziberi në një intervistë vu shpreh se ky ishte një nga momentet më emocionuese në jetën e tij.

Në vitin 2008 grupi organizoi një koncert humanitar në Tetovë, Maqedoni për viktimat e shpërthimeve në Gërdec të vitit 2008.

Në shtator te 2018 per 30 vjetorin e krijimit te grupit, Elita 5 mban nje concert eksluziv në Tirane, në Amfiteatrin e Liqenit Artificial. Gjithashtu ata nderohen me çmimin “Çelësit të Qytetit’ nga kryetari i bashkisë së Tiranës, që është çmimi më i lartë që grupi “Elita 5” ka marrë.