Rethink Folk Music me Fifin dhe Greta Koçin

Lajme

Rethink Folk Music është rubrika e dedikuar këngëve të vjetra shqip të sjella të ripërpunuara. Këngët keni mundësi ti ndiqni nga ora 13:00-14:00 në Melody TV.

Sot kemi në fokus dy projkte shumë të bukura të sjella nga dy artiste shumë sipatike Fifi dhe Greta Koçi.

Fifi ka risjellë një version të këngës “Zogo”, origjinalja e së cilës është kënduar nga Nazmie Hoxha dhe më pas është risjellë nga Françesk Radi. Kjo këngë ka patur shumë sukses dhe ka ngelur në memorien e publikut. Sot, e risjellë me shumë hijeshi nga Fifi, e shoqëruar me videoklip, të cilin ka zgjedhur ta xhirojë në sheshin Skenderbej, e veshur me kostum popullor. Duhet ta pranojmë se Fifi ngjan vërtet shumë bukur nën tingujt e kësaj kënge.

Greta Koçi, ka risjellë një kolazh shumë të veçantë në version acoustic ku ka sjellë bashkë 3 nga këngët më të bukua shqip: “Rrjedh në këngë e ligjerime” e kënduar nga artistja e madhe e muzikës shqiptare Vaçe Zela, “Vajta kalova gjithë Kalabrinë”, një nga këngët më të vjetra dhe të risjella nga shumë artist të skenës shqiptare, “Baresha” një tjetër perlë e kënduar nga Nexhmije Pagarusha.

Ndiqni sot në rubrikën tonë ‘Rethink folk music’ dy këngë të vjetra shqiptare. Ora 13:15 Fifi me ‘Zogo’ dhe Greta Koci në orën 13:45 me “Kolazh për Shqipërinë”