“Rethink Folk Music” me Fatima dhe Barbanën

Lajme

“Ani mori nuse” dhe “Thrret Prizreni mori Shkodër” janë dy projektet muzikore që do të kemi në vëmëndje ditën e sotme në “Rethink Folk Music”.

Fatima Ymeri ka risjellë versionin e saj të këngës “Ani mori nuse”, kënduar nga bilbili i muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha. Kjo nuk është hera e pare që kjo këngë sillet në një version të përpunuar, pasi në 2018 është kënduar nga NRG Band.

Barbana Dini, këngëtarja simpatike nga Shkodra ka risjellë versionin e këngës “Thrret Prizreni mori Shkodër”. Kjo këngë është kënduar nga shumë artistë shqiptare, por personi I cili e ka kënduar për here të pare është Rrahman Pagarusha. Kënga “ Thërret Prizereni mori Shkodër” për herë të parë u dëgjua më 27.08.1991 në fshatinë Bllacë kur u bë zbulimi i bustit të Ramë Bllacës, kënga u këndua nga Rrahman Pagarusha dhe Hamëz Llapqeva.

Ndiqni sot në Melody TV këto dy perla të muzikës shqiptare të risjella shumë bukur nga Fatima dhe Barbana.