Redon Berani vjen me një tjetër stil muzikor dhe sigurisht nuk zhgënjen

Redon Berani vjen me një tjetër stil muzikor dhe sigurisht nuk zhgënjen!

Lajme

“Class” është projekti debutues i Redon Beranit, i cili rezultoi tepër i përlqyer nga publiku shqiptar.

Ndërkohë që projekti i parë e solli në zhanerin e “Hip Hop” dhe me një projekt të realizuar më shumë për pasion, projekti i dytë e sjell artistin më profesional dhe me një tjetër stil muzikor.

Edhe pse Hip Hop është stili ku Redoni gjen veten, ai “rrezikon” të marrë përsipër edhe zhanera të tjerë muzikor, pasi si një artist i ri, dëshiron ta provojë dhe ta promovojë vetën në stile të ndryshme.

Aktore” mban titullin prurja më e re e Redonit, e cila menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar, sugjerimet e të cilit, e kanë bërë këtë këngë pjesë të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.

Këngën mund ta shijoni në programet e ndryshme të Melody TV