Qershori: Muaji i projekteve të reja

Lajme

Duket se shqiptarët po i kthehen normalitetit pas periudhës së vështirë që përjetuam me Covid-19.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me artistët të cilët ndoshta e kanë shfrytëzuar këtë kohë për të krijuar projekte të reja dhe tashmë erdhi koha e publikimit.

Kanë qënë të shumtë artistët të cilët kanë sjellë krijimet e tyre të reja nga të cilët mund të përmëndim:

Alban Skënderaj me Elgit Doda kanë publikuar projektin e tyre të ri me titull “Parajsa ime”. Një këngë me ritme verore ashtu sikurse edhe klipi.

Fifi gjithashtu ka publikuar këngën me titull “A po vjen”, një ripërpunim i këngës kënduar nga Potpuri me Bilbilat.

Yll Limani ka publikuar këngën “I kom kall” i cila në vetëm 3 ditë nga publikimi i ka kaluar 1 Milion klikime në youtube.

Një tjetër artist i cili premton shumë në muzikë është Redon Berani në bashkëpunim me Soya, të cilët kanë publikuar këngën me titull “Class”.

Nuk kanë munguar edhe këngët e reja në zhanrin popullor ku mund të përmendim:

Artistja shumë e dashur, Eglantina Toska ka publikuar këngën e saj të re me titull “Me mua mos luaj”. 

Edlira Arifi ka sjellë një bashkëpunim me Gjin Dona, një këngë ku bën bashkë dy qytetet Tiranën dhe Mirditën nën titullin “Vajza e Tiranës e djali i Mirditës”.

Artisti nga jugu më i pëlqyer i momentit Ervis Behari ka publikuar gjithashtu një tjetër projekt me titullin “Zotrote” shoqëruar me një klip shumë simpatik.

Të gjitha këto këngë keni mundësi ti ndiqni në Melody TV, çdo ditë.