Pse të gjithë po mendojnë se Dafina Zeqiri është shtatzënë?

Lajme

Fansat e Dafina Zeqirit janë të bindur se këngëtarja e tyre e preferuar është në një pritje të ëmbël.

Ka qenë vetë Dafina ajo ka bërë lëmsh rrjetet sociale, përmes një postimi të bërë ditën e sotme në Instagram, ku shihet teksa pozon përpara pasqyrës. Ajo që ka shtuar më shumë dyshimet për një shtatzani të artistes ka qenë mbishkrimi që Zeqiri ka shkruar krah fotografive.

“Mama e ardhshme”, shkruan këngëtarja, duke bërë kështu që fansat të vërshojnë me komente të shumta në postimin e saj. Sipas tyre, ky postim është një konfirmim shtatzanie.

“Po thashethemet janë të vërteta. Ajo është shtatzënë”, shkruan një përdoruese e rrjeteve sociale.

“Zoti ta gëzoftë zemrën dhe shtatzani të mbarë”, shton një tjetër.

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë së fundmi, Dafina foli lidhur më dëshirën e saj për t’u bërë nënë, ku u shpreh:

“Do të ndodhë sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndoshta. Kam plane”.