Projektet më të suksesshmë të Nexhip Didës, sot në "Top 5"

Projektet më të suksesshme të Nexhip Didës, sot në “Top 5”

Lajme

Nexhip Dida është një artist mjaft i njohur dhe i dashur në tregun muzikor shqiptar. Me një karrierë të gjatë muzikore, Nexhipi numëron disa këngë mjaft të pëlqyera nga publiku por që ne sot kemi sjellë 5 prej tyre.

“Kurbeti” është një publikim i shkurtit të vitit 2017-të, ku Nexhip Dida i ka kënduar një teme mjaft të nxehtë për shqiptarët e shumtë që gjenden në emigrim.

“Ta fala zemren” është një tjetër këngë e njohur e Nexhipit, e publikuar rreth 5 vite më parë, një këngë që në thelb ka dashurinë.

Qershorin e vitit të kaluar, Nexhipi Dida bashkoi fuqitë me Osman Hasën, duke sjellë një prej kolazheve më të dashura për publikun shqiptar.

“Koburja e Ramadanit” është një këngë patriotike, të cilën Nexhip Dida e ka publikuar në prillin e vitit 2016-të.

“Kalaja e Dodës” është një ndër projektet më të reja të Nexhip Didës, për të cilin ka bashkëpunuar me Medi Pecin. Sigurisht që këtij “Top 5” nuk mund t’i mungonte një këngë për vendlindjes e artistit.

Ndiqni transmetimin e plotë të këtyre këngëve sot në orën 20:00 në Melody TV

Tags: