Muaji i Nëntorit është mjaft i rëndësishëm për shqiptarët dhe kjo për shkak të dy festave, Dita e Clirimit dhe Dita e Pavarësisë. Melody TV i bashkohet Nëntorit të Shqiptarëve, duke sjellë një programacion të mbushur me këngë që të ngrejnë zemrën në peshë dhe na bëjnë të ndihemi akoma më shumë krenarë që jemi shqiptare.
Ka shumë projekte muzikore që i janë dedikuar festave të 28-29 Nëntorit, të cilat do të trasmetohet në rubrikat e ndryshme të “Melody TV”, duke bashkuar kështu të gjithë shqiptarët nëpër botë, të cilët edhe pse larg vendlindjes së tyre, në venat e tyre rrjedh gjak shqiptari dhe zemra rreh fort teksa dëgjojnë këto këngë.
Performanca “live”, kërcime, interpretime të shuma do ju shoqërojnë gjatë gjithë këtij muaji në Melody TV, kanali 112, në Digitalb.